Benjamin Kololli ka bërë për vete shumë tifozë të ekipit japan, Shimizu S-Pulse.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka shkëlqyer me gol në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kategorinë e dytë të futbollit japonezë.
Kololli me bashkëlojtarët e tij kanë festuar me tifozët e klubit pas ndeshjes.
Benjamin Kololli shpërndau në llogarinë e tij në Instagram një fotografi gjatë festës së tij me tifozët e ku në tribuna vërehen qartë flamujt e Kosovës.
30-vjeçari është pjesë e klubit japan nga viti 2021 kur u transferuar si lojtar i lirë nga Zurich.
Kololli është pjesë e Kombëtares së Kosovës tash e disa vite. Ai nuk është ftuar këtë grumbullim për ndeshjet kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.