Flamurti i Kosocvës është vendosur mbrapsht në institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë pritjes së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nga homologu i tij atje, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.
Për çudi, Sveçla nuk e pati fare problem këtë, duke e mbajtur ashtu takimin, madje duke postuar fotografi pas takimit, me flamurin që shihet se është vendosur mbrapsht.
Nga ky takim u arrit marrëveshja e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës, vendosja e parregullt e simboleve shtetërore, është e dënueshme si kundërvajtje.
Neni 17 i Ligjit
Sanksionet kundërvajtëse
17.1 Me gjobë prej 500 – 1000 euro do të ndëshkohet personi juridik në rast se:
a) e përdor stemën apo flamurin në kundërshtim me paragrafin 3 të nenit 2 të këtij ligji;b) e përdor stemën apo flamurin në formë apo përmbajtje, e cila nuk është përcaktuar me këtë ligj si dhe me dispozitat ligjore në fuqi;c) në vend publik shpalos stemën apo flamurin të vjetruara, në formë të parregullt, të dëmtuara apo në ndonjë mënyrë tjetër të dëmtuar;d) nuk përdor stemën apo flamurin kur përdorimi është i detyrueshëm;e) ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës në kundërshtim me paragrafin 6 të nenit 15 të këtij ligji dhe dispozitave ligjore në fuqi.
17.2 Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të shqiptohet gjoba nga 250-500 euro zyrtarit përgjegjës të personit juridik.
17.3 Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të shqiptohet gjoba nga 250-500 euro personit përgjegjës në organet shtetërore.
17.4 Me gjobë prej 150 – 300 euro do të ndëshkohet personi fizik për shkeljet nga pikat a,b,c,d dhe e të këtij neni.