Është një vend me natyrë të bukur dhe ajër të pastër. Andaj edhe shumë qytetarë të Pejës i frekuentojnë shpesh këto shpati, dikush në këmbë e dikush me biçikletë.
Këtë të fundit e zgjodhi një grua 55-vjeçare të dielën, e cila arriti deri në kilometrin e 8-të të Grykës së Rugovës, por pak sa nuk i kushtoi më jetë, nëse nuk do ta kishin hasur dy vëllezërit mjekë, Krenar e Korab Berisha.
Edhe pas këndelljes gruaja nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur. Por, veprimi i vëllezërve Berisha ishte jetik për gruan./Gazeta Enigma/