Në një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, mbetën të lënduar tre persona.
Njëri nga ta u dërgua për në QKUK, ndërkaq tani ai është në gjendje stabile.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“I janë bërë ekzaminimet e nevojshme, dhe ai është në gjendje stabile. Pacienti mund të transferohet në ortopedi”, tha Syla.