Flasin qytetarët që u ndaluan në Serbi: Policët na thanë se kjo është çështje politike

Flasin qytetarët që u ndaluan në Serbi: Policët na thanë se kjo është çështje politike

Janë liruar tre qytetarët që Serbia i arrestoi dje në Merdare.

Pas lirimit ata kanë folur për momentin e arrestimit që ndodhi në Merdare.

Dervish Maliqi e Esat Muqolli deklaruan se ishin rrugës për në Gjermani kur u ndaluan nga policia dhe të njëjtit u dërguan në Kushumli.

Ata deklaruan se policët u kanë thënë se arrestimi i tyre s’ka bazë por është çështje politike.

“Civilët na kanë dërgu në stacion policor. Thojshin që ska asnjë akuzë me bazë, vetëm politikë”, tha qytetari Maliqi.

I njëjti shtoi se udhëtimin për në Gjermani do ta vazhdojnë nga rruga Mali i Zi-Kroaci.

“Jemi kanë t’u shku për Gjermani, si jemi dalë na kanë ndalu, na morën dokumentet veç na kanë thanë parkoje xhipin dhe na kanë shti në xhip na kanë qu në Kushumli, kemi nejt 2 orë skemi ditë kurgjë. Tjerët policë na kanë trajtu shumë mirë se edhe ata u çuditshin për këtë rast dhe secili polic thoshte se kjo është vetëm politikë”, u shpreh qytetari Maliqi.

Gjithashtu ata thanë se janë liruar edhe dy kosovarët e tjerë, të cilët nuk i kanë njohur më parë.

Related Articles