Avokati Kujtim Kërveshi ka bërë të ditur se është autorizuar nga familjari i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për përfaqesimin e tij në procedurë penale.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se në rastin e Kurtajt, siç i ka përshkruar Prikuroria, janë fizikisht të pa mundura.
Avokati nuk e ka përjashtuar mundësinë për siç ka thënë montimit të provave kundër Kurtajt, pasi thekson se është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e i jep hapsirë të konsiderojë se është kontaminim politik dhe kaqdashës .
“Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prikuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër Kurtajt siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërdyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrotjejn e Kurtaj”, tha avokati Kërveshi.
Kërveshi, shtoi se do ta përfaqësojë Kurtajn pa pagesë.
“Në ekipën e mbrojtjes do të jet edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, shkroi avokati Kërveshi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim për Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë.
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”,“përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftim.