Hysni Lumi, prindi i 4-vjeçarit që u kafshua sot nga një qen endacak, ka folur për gjendjen e fëmijës së tij.
Ai tha se djali i tij është në gjendje stabile, mirëpo plaga është e madhe dhe se i duhen disa javë për t’u shëruar.
Lumi foli edhe rreth asaj që rasti ka ndodhur në çerdhe.
“Kjo është më e keqja, ai është sulmu në institucion shtetëror. E kemi dërgu fëmijën tu mendu që është i sigurt, e s’mundet me ndodh një gjë e tillë. Me hi qeni endacak brenda është një problem”, tha ai.
Ai tha se kanë bërë ankesa për qentë endacakë që i kanë parë në oborr të çerdhes.
“Neve na kanë lajmëru menjëherë, çerdhja e ka thirr ambulancën njëherë, e Policinë e kam thirr unë mandej. Policia ka refuzu me shënu si rast këtë, sepse sipas tyre prokurori ka thënë që nuk ka nevojë me hap rast”, tha Lumi./T7/