Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica që kishte njoftuar dje se I është kidnapuar vajza e tij nga një femër tjetër me prejardhje nga Bosnja, të cilen e quante drogirashe, ka thënë se vajaza është mirë dhe akstualisht ëhstë në polici.
“Për momentin vajza është në policinë gjermane. Po merret në pyetje nga policia. Ajo është mirë me shëndetin . Tash do ta takoj edhe do t’ju njoftojë për më tej”, tha Podvorica.
Ai ka treguar edhe detaje të tjera se si është kidnapuar vajza e tij nga një vajzë tjetër e nacionalitetit boshnjak, që sipas Podvoricës ishte narkomane dhe me probleme psikike.