Flet fqinji që gjeti trupin e pajetë të Muhabi Islamit, ishte zhdukur katër muaj më parë

Flet fqinji që gjeti trupin e pajetë të Muhabi Islamit, ishte zhdukur katër muaj më parë

Pas 4 muajsh gjendet trupi i pajetë i Muhabi Islamit në Kaçanik. Trupi i viktimës është gjetur nga një fqinj i tij rreth 2 km larg shtëpisë, në një mal.

Për katër muaj familjarët e pritën kthimin e tij në shtëpi, por ai asnjëherë nuk u kthye i gjallë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ata së bashku me bashkëvendësit e policinë nuk lanë vend pa e kërkuar.

Familjarët e viktimës flet për momentin e vështirë kur e gjetën trupin e të ndjerit.

“U zhduk në rrethana shumë të paqarta. Ka dalë nga oborri dhe nuk është kthyer më. E kemi kërkuar pothuajse çdo ditë po pa rezultat”, tha Menduh Islami.

Po gjatë ditës së diel fqinji i tij derisa po punonte në një mal rreth 2 kilometër larg shtëpisë së viktimës, hasi në një situatë të pazakontë.

“Në fillim kisha ndjesinë së është ndonjë thes i mbeturinave, por kur u afrova me afër hasa në një skelet njeriu”, tregon Minir Gashi për RTV Dukagjinin.

Ai thotë se nga ai moment ishte shokuar dhe është larguar menjëherë për në shtëpi ku edhe ka kontaktuar policinë.

“Policia erdhi më mori dhe shkuam e identifikuam rastin”, tregon tutje Gashi.

Policia thotë se po heton rastin, derisa përmend se trupi i viktimës ishte dekompozuar.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Related Articles