Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave diskutimin e Grupit Punues për Viza të Këshillit të BE-së që është mbajtur sot në Bruksel. Gërvalla ka thënë se kjo nuk ishte dita e vendimit, por e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi.
Ajo ka thënë se në bazë të njoftimit të Presidencës ceke, diskutimi ishte pozitiv dhe përkrahës për këtë proces dhe është konfirmuar se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e zonës Schengen.
“Sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara. Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës. Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Postimi i plotë: