Flet kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj pas arrestimit të zyrtarëve komunal që dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Flet kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj pas arrestimit të zyrtarëve komunal që dyshohen për keqpërdorim me tenderë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe një pronar të një kompanie nën dyshimin për keqpërdorimin të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

Vlera tenderit për të cilin janë arrestuar tre zyrtarët komunalë dhe pronari i një kompaninë është mbi 35 mijë euro sipas Policisë së Kosovës.

Gazeta Enigma ka kontaktuar Kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn në lidhje me këtë rast.

Rahimaj ka thënë se paraprakisht kanë dorëzuar një lënd tenderuese në agjensionin kundër korrupsionit pasi kanë pasur dyshime të bazuar për këtë rast.

“Paraprakisht ne kemi dorëzu një lënd tenderuese në agjensionin kundër korrupsion ku i kemi pas dyshimet e bazuara, këtë drejtim po besoj që prokuroria e shtetit në bashkëpunim me policinë i kanë koordinu aktivitet e tyre edhe kanë reagu të paktën deri tash”, ka thënë Kadri Rahimaj për Gazeten Enigma.

Sipas Policisë, të dyshuar janë komisioni vlerësues i Komunës së Kamenicës, të dyshuarit P.J., I.Z. dhe F.D dhe pronari i një kompanie, A.K., të cilët Policia thotë se dyshohen se kanë mashtruar me një tender në vlerë mbi 35 mijë euro.

“Me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D),  dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik””, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles