Opinionistja Laura Kryeziu thotë se Qeveria e Kosovës është shumë vonë me politikat që parashohin rreziqet që na presin me sistemin energjetik që kemi, prandaj pa pret një dimër i vështirë.
Kryeziu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se thirrjet e krerëve institucionalë për kursim me izolimin e shtëpive është tregues i qartë se Qeveria është e shkëputur nga realiteti i qytetarëve.
“Fillimisht nuk jemi koherent me rishikimin e politikave të cilat parashohin rreziqet që na presin me një sistem energjik kaq të shkatërruar dhe jofunksional. Nëse i shohim masat e efiçiencës që u prezantuan do të thotë se nëse kemi 6 milionë euro i bie që numri i përfituesve është shumë i vogël pasi 8 mijë euro kushton vetëm pompa termike dhe është e papërballueshme”.
“Kjo më duket si qasje e pakoordinuar pasi sidomos edhe paraqitjet publike me thirrjet që qytetarët t’i izolojnë shtëpitë tregon se qeveria është larguar nga realiteti e qytetarëve shto këtu edhe ngritjen e tarifave për familjarët që për mua ka qenë shumë diskriminuese pasi ne nuk kemi një pasqyrë se cilin konsumatorë po e dëmtojnë ma shumë, pasi shumë qytetarë s’kanë të hyra që të blejnë pajisje efiçiente”, tha Kryeziu.