Kanë mbërritur në Kosovë 27 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.
Njëra nga të mbijetuarit, tha se trajtimi në Kroaci ka qenë shumë i mirë.
“Trajtimi ka qenë shumë i mirë”, ka thënë ajo.
Nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.