Bashkëshortja e Faton Hajrizit, Liridona Shala gjatë ditës ka dhënë një intervistë për mediat në Shqipëri.
Shala nga aty është shprehur se beson se ai është gjallë, derisa për të kundërtën do të bindet vetëm kur të shoh trupin e tij.
Tutje ajo ka shtuar se bashkë me familjen e Fatonit kanë kërkuar të shohin trupin e të ndjerit. Ajo shtoi se me Fatonin kishte bërë plane për të ardhmen.
“Ditëlindjen e fundit Fatoni ka qenë me mua, pastaj është dorëzuar. Edhe kur ka qenë në arrati kemi folur. Plani jonë ka qenë që unë të mbetesha shtatzënë dhe me iu kthyer jetës. Nuk e di kush ia mbushi mendjen, që ndodhi kjo që ndodhi dhe sot ai nuk është”.
“Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar”, është shprehur Shala në emisionin “Revieë” në Euronews Albania. /Gazeta Enigma