Flori Mumajesi baba për herë të parë? Kjo foto po i bën të gjithë të dyshojnë

Flori Mumajesi baba për herë të parë? Kjo foto po i bën të gjithë të dyshojnë

Flori Mumajesi është një nga figurat publike që ka preferuar gjithnjë të jetë hermetik për jetën e tij private, megjithatë është përfolur jo pak në media.

E pas një qetësie të gjatë, (që vjen si pasojë e distancimit nga rrjeta sociale dhe publikimit të këngës së fundit para 4 muajsh), emri i tij u lakua sot në media për një lajm krejt të papritur.

Flori po bëhet baba për herë të parë? Ishte vetë artisti ai që ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle.

Këtë foto e ka shoqëruar me emojin e një zemre, duke bërë që aludimet të nisin menjëherë.

Kjo e nxitur edhe nga fakti që postimet mbizotëruese në rrjetet sociale të Florit janë për jetën artistike dhe një postim i tillë duket i dyshimtë.

Kjo nuk është hera e parë që Flori përflitet se do bëhet baba për herë të parë. Në 2018 mediat raportuan se kantautori i njohur priste një fëmijë me pornostaren AlbyRydes, zëra që rezultuan të pavërtetë.

Vetë artisti nuk ka reaguar ende pas lajmeve teksa nuk dihet me siguri si qëndron e vërteta. Madje, vlen të theksohet se në media nuk dihet asgjë për jetën e tij sentimentale dhe nëse është në një lidhje.

Megjithatë, fotoja e mësipërme mund të jetë edhe një postim i cili ka të bëjë me ftesën në ndonjë babyshower.

Por, gjithsesi çdo postim i Florit, duke qenë se është pak më i rezervuar së fundmi edhe në rrjetet sociale, përbën lajm dhe ngre dyshime deri në momentin që ai konfirmon ose mohon gjërat që qarkullojnë./Gazeta Enigma/

Related Articles