“Ti je i pafytyrë!” Einxhel “përplaset” me Ilirin dhe shkak u bë Donaldi

“Ti je i pafytyrë!” Einxhel “përplaset” me Ilirin dhe shkak u bë Donaldi

Teksa pjesa tjetër e banorëve festuan mbrëmhen e djeshme, Iliri, Monika, Arjola dhe Sabiani qëndruan në dhomën e dënimeve.

Kështu, ditën e sotme atyre u është dhënë mundësia për të ndjekur ndjeshjen kualifikuese të Shqipërisë.

Por, iu dha mundësia për të zgjedhur edhe një banor tjetër për këtë aktivitet, gjë që solli debate të ashpëra.

I përzgjedhuri i tyre ishte pikërisht Kledi, por Einxhel pretendoi se ishte iniciatorja e vërtetë e këtij aktiviteti, mundësi të cilën e përfitoi pasi fitoi lojën e “Ninxhave”.

Ajo tregoi se kjo kërkesë kishte lindur prej Donaldit dhe se ai e meriton vërtetë t’i bashkohej atij grupi.

Debati mes Einxhel dhe Iliri degradoni me balerinin që e etiketoi atë si fallxhore, kurse Einxhel e quajti skuth, intrigant, frikacak apo i pafytyrë.

Iliri insistoi se me Einxhel nuk do të dëshironte të kishte asnjë kontakt, ndërsa moderatorja repikoi duke thënë se nuk i ka bërë asgjë Ilirit për të merituar këtë qëndrim të tij.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Kjo është torturë dhe dënim, aty e kishit djalin tjetër dhe e dinit që ai donte më shumë ta shihte. Kjo gjë nuk ishte e drejtë

Iliri: Pse festa ishte e drejtë?

Einxhel: Mos të flasim për drejtësi

Iliri: Ti dëshirën ia kishe dedikuar Donaldit?

Einxhel: Po, dhe të isha në vendin tuaj do e kisha marrë për bazë dëshirën tuaj. Ty nuk të intereson…

Iliri: Unë nuk e marr parasysh atë që po thua. Të ishte dikush tjetër po. Mes nesh ka një distancë dhe dua ta rrespektoj. Është thjesht  çështje preference

Iliri: Ti je fallxhorja e të gjithëve

Einxhel: Çfarë kam pasur t’i kam thënë në fytyrë, por ti je frikacak, i pafytyrë, hakmarrës dhe skuth./Gazeta Enigma/

Related Articles