Florian Marku tregon datën e ballafaqimit me Chris Congon

Florian Marku tregon datën e ballafaqimit me Chris Congon

Boksieri Florian Marku do të ballafaqohet me Chris Congon më 31 mars në sallën “O2 Arena” në Londër.

Marku u shpreh i entuziazmuar për këtë ndeshje, teksa tregoi se ku mund ta shikoni drejtpërdrejt.

“Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe t’ju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do të transmetohet dhe në Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësinë ta ndjekin Live”.

Marku bëri të ditur se biletat dalin në shitje javën tjetër.

Related Articles