Pas suksesit me Chris Jenkins, Florian Marku premtoi se do të zhvillonte një duel në Tiranë ndaj Amir Khan.
Promotori i boksierit shqiptar, Benjamin Shalom, po merret me organizimin e një eventi historik në Tiranë.
Surprizën në fakt e zbuloi boksieri shqiptar. Ai ka postuar në Instastory një video te stadiumit Air Albania dhe e ka shoqëruar me përshkrimin “së shpejti”.
Duket se Marku ka planifikuar diçka për në stadiumin shqiptar, një ëndërr e hershme e tij.