“Florim Rushiti” nga Medvegja, fituese e turneut në futboll të vogël, “Rogana 2021”

“Florim Rushiti” nga Medvegja, fituese e turneut në futboll të vogël, “Rogana 2021”

Pas gati një muaj ndeshje të përditshme në dy faza, atë të grupeve dhe eliminimeve direkte, është mbyllur turniri masiv në futboll të vogël, “Rogana 2021”.

Në turnir kanë marrë pjesë mbi 30 ekipe, shumica syresh nga komuna e Kamenicës, por edhe ekipe nga Gjilani, Vitia, Prishtina dhe Lugina e Preshevës. Në finale të turneut janë takuar pikërisht dy skuadra nga Lugina e Preshevës, “Florim Rushiti” nga Mevegja dhe “KF Rainca” nga komuna e Bujanocit.

Organizatori, Hetem Geci, ka njoftuar paraprakisht se numri i ekipeve ka qenë i kufizuar pasi interesimi ka qenë më i madh, dhe se sippas tij, më shumë se 30 ekipe kanë marrë pjesë në këtë turnir unik për nga struktura e organizimi. Ekipet pjesëmarrëse kanë qenë kryesisht nga komunat e Anamoravës, por edhe nga Prishtina e gjetiu.

Nuk është ndonjë "Kampionat Evropian" është vatra e futbollit dhe sportit Kosovarë "Rogana2021" … Shijojeni këto foto…Posted by Turniri tradicional ''Rogana'' on Monday, August 2, 2021

Në finale kanë prezantuar edhe kreu i FFK-së Agim Ademi, kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe kreu i Këshillit Nacional Shqiptar (KKSH) nga Lugina e Preshevës Ragmi Mustafa, të cilët kanë shpërndarë mirënjohje e vlerësime për futbollistët e dalluar, ekipet pjesëmarrëse e veçmas ato fituese, si dhe për pjesëtarët tjerë që në një mënyrë apo tjetër kanë ndihmuar që ky turnir të rikthehet me tërë masovitetin dhe jehonën e dikurshme pikërisht gjatë periudhës së pushimeve të bashkëatdhetarëve, si rrjedhojë e kërkesave të vazhdueshme të aderuesve të futbollit të kësaj treve.

Në një postim specifik, kreu i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vuri theksin tek përkushtimi institucional që i është bërë këtij aktiviteti, për të rikthyer jehonën e masovitetit të futbollit që e ka përcjellë ndër dekada këtë trevë.

“Pata kënaqësinë që së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës????????, Agim Ademi, organizatorin e këtij turniri Hetem Geci, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina, Ragmi Mustafi, e bashkëpunëtorë të shumtë, të ndajmë medaljet dhe kupën ????për ekipin kampion???? dhe nënkampion???? të këtij eventi”, tha Kastrati.

Atmosferë e jashtëzakonshme mbrëmë në finalen e Turnirit Tradicional "Rogana"⚽️????. Pas ca viteve, ky turnir u rikthye…Posted by Qëndron Kastrati on Monday, August 2, 2021

Sipas faqes zyrtare të turnetu “Rogana 2021” i impresionuar me mbarëvajtjen dhe organizim masovik ka qenë edhe kreu i FFK-së Agim Ademi.

Kjo faqe ka pasqyruar pjesë nga deklarata e kryetarit të FFK-së:

“I impresionuar nga këto pamje Presidenti i Federatës së Futbollit e Kosovës z. Agim Ademi, gjatë fjalimit të tij premtoi se vitet tjera do t’i bashkohet edhe FFK-ja në organizim, si nga ana materiale ashtu edhe organizative, për ta bërë Akoma më madhështorë këtë turnir”, citohet të ketë thënë i pari i FFK-së.

Organizatorët paraprakisht janë shprehur tejet të kënaqur me rrjedhën në tërësi, me mbarëvajtjen dhe interesimin e tërësishëm, pasi sipas tyre, përveq korrektësisë e masovitetit që e spikatë turneun, ai nxitë dhe stimulon zbulimin e talentëve të rinjë që jo rrallë dalin pikërisht nga evenimente të këtij lloji.

Related Articles