Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë vazhdon edhe sot të jetë i ngarkuar.
Sipas gjendjes së orës 15:16, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në dy orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve një orë, teksa në hyrje ka kolonë të automjeteve deri në njëqind metra dhe pritjet janë njëzet minuta.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është katërqind metra e gjatë dhe pritjet janë dyzet minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Kolona deri në pesëdhjetë metra ka edhe në Kullë në kufirin me Malin e Zi, kur pritjet shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona e automjeteve është 40 metra dhe pritjet shkojnë deri në dhjetë minuta.