Flutura Kusari, një nga 13 heroinat e “Le Courrier des Balkans”

Flutura Kusari, një nga 13 heroinat e “Le Courrier des Balkans”

Juristja e mediave, Flutura Kusari, është shpallur në mesin e 13 heroinave të vitit 2023 në Ballkan nga media prestigjioze franceze, “Le Courrier des Balkans”.

Njoftimin e bëri të ditur vetë Kusari, e cila tha se ndihet jashtëzakonisht e nderuar me këtë vlerësim.

“Dreka sot në rezidencën franceze ma dha mundësinë me diskutu me ambasadorin francez Olivier Guerot dhe stafin e ambasadës për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë dhe rajon”.

“’Le Courrier des Balkans’ e fillon përshkrimin për mua me fjalët: ‘Ajo është zëri i gazetarëve’. Nuk ka nder më të madh për mua se sa me u pa si zëri i gazetarëve”, tha Kusari në një postim në Facebook, teksa falënderoi gazetaren dhe shkrimtaren, Nerimane Kamberi.

Edhe ambasadori Guerot shkroi për këtë vlerësim të Kusarit.

“Diskutim i mbarë me Flutura Kusarin, një nga 13 heronjtë dhe heroinat e vitit 2023 të përcaktuar nga ‘Courrier des Balkans’. Guximi, profesionalizmi dhe integriteti janë vendimtare për lirinë e shtypit në Kosovë. Liria e shtypit dhe e shprehjes janë prioritetet kryesore të diplomacisë franceze”, shkroi Guerot në Twitter. /Klankosova.tv

Le Courrier des Balkans flutura kusari
Le Courrier des Balkans flutura kusari
Le Courrier des Balkans flutura kusari

Related Articles