NASA ka njoftuar se ka rezultuar i suksesshëm fluturimi i parë i helikopterit “Ingenuity” në Mars. Ky fluturim është konsideruar sukses i jashtëzakonshëm, madje historik.
Konfirmimi për fluturimin e suksesshëm ka ardhur nga një satelit në Mars, i cili ka sjellur të dhënat nga atje. Mësohet se ky fluturim nuk do të jetë i vetëm i këtij lloji në Mars ngase NASA po mendon edhe për prova të tjera.
Sipas BBC, droni ‘Ingenuity’, u ngrit në ajër për më pak se një minutë, por NASA po feston atë që përfaqëson ‘fluturimin e parë’ të mundësuar dhe të kontrolluar nga një aeroplan në një botë tjetër!
Konfirmimi erdhi përmes një sateliti në planetin Mars, i cili transmetoi të dhënat e helikopterit në planetin tonë, në Tokë. Agjencia hapësinore (NASA) vazhdon me premtime për fluturime akoma më aventureske e spekakolare edhe gjatë ditës së sotme.