Focus: Njësitë e NATO-s po “operojnë” në Ukrainë

Focus: Njësitë e NATO-s po “operojnë” në Ukrainë

Revista gjermane Focus, po pohon se njësitë elitare ushtarake të NATO-së, po e mbështesin Ukrainën në luftë kundër forcave ruse, përcjellë Gazeta Enigma.

Specialistët nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po trajnojnë ushtarë ukrainas për të përdorur 3600 armë moderne.

Ata i stërvitin edhe për sabotim dhe me ta po praktikojnë edhe teknika luftarake guerile.Britanikët janë më të numërt në ekipin për stërvitjen e ukrainasve me më shumë se 100 ushtarë elitë të njësisë speciale SAS.

Këta ushtarë janë fshehur në Ukrainë që nga viti 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Ata po trajnojnë ushtrinë profesionale ukrainase dhe vullnetarë. Gjithashtu në Ukrainë janë anëtarë të njësisë speciale detare britanike SBS, dhe skautët specialë të njësisë SRR.

Related Articles