Foda: Krejt duhet ta respektojnë Kosovën, vendosëm së bashku të mos kthehemi

Foda: Krejt duhet ta respektojnë Kosovën, vendosëm së bashku të mos kthehemi

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për shtyp pasi u ndërpre ndeshja me Rumaninë.

Ai, mes tjerash tha se kanë vendosur që së bashku të mos kthehen në fushë.

“Ne vendosëm së bashku të mos kthehemi në fushë. Çdo kush duhet ta respektojë faktin që ne jemi Kosova. Shpresoj që UEFA të ndërmarrë hapa të duhur dhe të mos ndodhin gjëra të tilla prapë”, u shpreh Foda.

Related Articles