Foda: Ndaj Suedisë do jemi shumë më të mirë

Foda: Ndaj Suedisë do jemi shumë më të mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që zhvillohet të hënën (20:45) në “Fadil Vokrri” kundër Suedisë.

Kosova të premten pësoi një humbje të rëndë 4-0 në udhëtim nga Zvicra, por Foda shprehet i bindur se skuadra do të reagojë.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Nuk arritëm ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim precizë, ndërsa në mbrojtje bëmë disa gabime. Në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë”, deklaroi Foda.

Ai shtoi se skuadra tashmë ka analizuar çdo detaj nga ajo ndeshje, duke shprehur se ndaj Suedisë, do të jenë ndryshe.

“Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet kundër Zvicrës. Jam i bindur se ndaj Suedisë do të kemi paraqitje shumë më të mirë”.

“E dimë që do të jetë një ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë dhe duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe duam t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”, ka thënë Foda.

Related Articles