Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji, shkruan Gazeta “Enigma”.
Tekniku gjerman menjëherë u pyet për mos ftesën e futbollistit Meriton Korenica.
“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit. Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, deklaroi Foda.
Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars). /Gazeta Enigma/