Sony ka prezantuar dy celularë të rinj: Xperia 1 III dhe Xperia 5 III.
Kamera ka qenë fokusi kryesor i këtyre dy “smartphone”-ve, me Sony-n që thotë se ka bërë shumë përmirësime në sistemin e autofokusit.
Gjithashtu, për ta vendosur markën Xperia në krye të konkurrencës, Sony e ka sjellë celularin Xperia 1 III me një ekran 4K OLED, që vështirë se gjendet në celularët e tjerë Android.
Ende nuk ka një çmim për celularët e rinj.