L.G nga një fshat i Istogut është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën e penale të keqpërdorimit të fëmijëve me pornografi.
Policia ka njoftuar se i dyshuari gjatë bisedave me video ka folur me një fëmijë, të cilën e ka ngacmuar.
“Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit”, ka njoftuar Policia.
Policia ka thënë se pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër.
“Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.