Football Future Cup është një kompeticion që mbahet çdo vit mes katër skuadrave të të rinjve.
Këtë vit, pjesë marrin PSV Eindhoven, AZ Alkmaar, Club Brugge, RB Leipzig.
Por, këtë vit turne është më special.
FIFA po provon disa rregulla të reja, të cilat priten që të përdoren në futbollin internacional, nëse kanë sukses në këtë turne.
Mundo Deportivo tregon se cila janë pesë rregullat e reja.
-Dy pjesë me nga 30 minuta.
-Ndeshja ndalet kur topi del jashtë fushës.
-Zëvendësime pa limit.
-Rivënjet anësore luhen me këmbë, nuk është e detyruar që goditja e lirë t’i pasohet medoemos një bashkëlojtari.
-Pesë minuta suspendim pas një kartoni të verdhë.
Këto rregulla duket se kanë patur sukses në ditën e parë.
Ndeshja AZ – Leipzig ka përfunduar me gjashtë gola, ndeshja Brugge – PSV, me shtatë gola.
Këto rregulla kanë qenë kërkesë zyrtar e Bordit Internacional./Gazeta Enigma/