Forcat amerikane nisën një sulm kundër një anijeje që dyshohet se ishte e përfshirë në kontrabandë droge në Paqësorin lindor. Sulmin e njoftoi ushtria amerikane të premten teksa theksoi se janë vrarë dy persona.
Roja Bregdetare tha se u njoftua nga Komanda Jugore e SHBA-së të enjten se tre persona u ishin në rrezik në ujërat e Paqësorit. Ata gjetën dy të vdekur dhe një të mbijetuar.
I mbijetuari dhe trupat e viktimave mësohet u transferuan në Rojën Bregdetare të Kosta Rikës. Deri tani janë regjistruar dhjetëra viktima nga sulme amerikane ndaj anijeve të cilat dyshohej se transportonin drogë. Kjo është një nga nismat e ndërmarra nga Trump ndaj trafikuesve të drogës të cilët sipas tij po helmojnë vendin e tij.
