Forcat izraelite futen thellë në veri të Gazës

Forcat izraelite futen thellë në veri të Gazës

Forcat izraelite janë futur edhe më thellë në Rripin e Gazës, sipas BBC-së.

Një tanke madje është filmuar në rrugën Salah al-Din, duke nxitur spekulime që kjo mund të jetë në kuadër të avancimit izraelit në Qytetin e Gazës.

Një video shfaq një veturë që kthehet prapa pasi i afrohet një tanku, e që duket të hapë zjarr dhe ta shkatërrojë atë.

Më vonë, ushtria izraelite ka thënë që një ushtar që po mbahej peng nga Hamasi është shpëtuar në një operacion tokësor të kryer gjatë natës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka lavdëruar çlirimin e Pte Ori Megifdishit, duke e quajtur arritje ngazëllyese që shpreh përkushtimin e Izraelit për lirimin e më shumë se 230 pengjeve.

Related Articles