Forcat ruse, të cilat po avancojnë ngadalë në frontin lindor të luftës në Ukrainë, kanë marrë nën kontroll dy vendbanime në rajonin e Donetskut, si dhe një në rajonin verior të Sumyt, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të shtunën.
Pas dështimit për të kapur kryeqytetin Kyiv në javët e para të luftës, forcat ruse janë përqendruar në marrjen e kontrollit të rajonit të Donbasit, i përbërë nga Donetsku dhe Luhanski në lindje të Ukrainës, transmeton Reuters.