Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Muqollit, forcat serbe ia vranë katër fëmijët, bashkëshorten, prindërit, gruan e vëllait dhe dy fëmijët e vëllait në Masakrën e Poklekut ku u vranë e shkrumbuan 47 njerëz.
“Më datën 17 prill, 1999 mbi fshatin tonë u bë një sulm i tmerrshëm nga të gjitha anët”, ka thënë Pokleku në Opinion me Blendi Fevziun.
“Forcat serbe kanë hyrë në fshat dhe kanë shkuar në banesën ku gjendeshin 53 persona. I kanë nxjerrë jashtë i kanë numëru dhe i kanë futur prapë brenda”.
“Pas 10 minutash, 30 metër prej shtëpisë kanë nxjerrë babën tim dhe Imerin dhe i kanë ekzekutuar. Të tjerët ishin të gjithë gra dhe fëmijë. Pasi kanë ekzekutuar babën dhe Imerin, janë kthyer ku kanë qenë krejt në një dhomë 51 veta. Ua kanë hapur derën dhe ju kanë gjuajtur 2 bomba. Kur është qetësuar prej bombave kanë hap derën dhe kanë qëllua me pushkë automatike”.
“Në atë masakër kanë qenë 23 fëmijë prej moshës 6 muajshe deri në moshën 13-vjeçare. Ne mesin e njerëzve në familjen e ngushtë kam: 2 prindër, katër motra, bashkëshortja me 4 fëmijë dhe bashkëshortja e vëllaut me dy fëmijë. Në atë masakër, familjarë janë 33. Dhoma ku u krye masakra është bodrum, edhe sot është gjaku. Janë kthyer dhe kanë djeg shtëpinë”.
“Të nesërmen kemi planifikuar me i marr me i varros. Ata kanë hyrë dhe i kanë djeg dhe një herë. Kocka më e madhe ka qenë sa paketa e cigareve. I kishin përgatit në dy cepat e shtëpisë eshtrat për me i zhduk. Kemi hyrë i kemi mbyll dritaret me batanije dhe mblodhëm ato kocka të mbetura. I kemi çuar në mal, në një bunker dhe deri pas lufte i kemi lënë aty. Në një varr janë 51 eshtra”./Gazeta Enigma/