Një tjetër sfidë interesante në raundin e dytë ta fazës grupore të Ligës së Kampionëve zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Atletico Madridit.
San Siro është arena e duelit të Grupit B, ku Rossonerët e filluan me humbje (nga Liverpooli), kurse Los Rojiblancos barazuan (ndaj Portos).
Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stefano Pioli dhe Diego Simeone.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.
???? #MilanAtleti: our 11 warriors for tonight's #UCL battle ⚔️#SempreMilan @EASPORTSFIFA pic.twitter.com/kSjd5Z871Y— AC Milan (@acmilan) September 28, 2021
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Felipe, Giménez, Hermoso, Carrasco; Kondogbia, Koke, Marcos Llorente; Correa, Luis Suarez.