Ballkani dhe Dukagjini përballen në kuadër të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligë në Suharekë.
Dy skuadrat kanë startuar mirë këtë sezon, por në ndeshjen e fundit nuk kanë fituar asnjëra.
Në fakt Ballkani pësoi humbjen e parë nga Prishtina, derisa Dukagjini në dy sfidat e fundit ka marrë vetëm një pikë.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë këndelljen dhe të rikthehen te fitoret.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Ismajlgeci, Diene, Deliu, Kryeziu, Hamidi, Serebe.
Dukagjini: Margono, Iseni, Basriu, Sinani, Bardhoku, Pefqeli, Hugo, Gashi, Mërlaku, Isufi, Zulfiji.