Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Manchester United

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Manchester United

Bayern Munich dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët janë nikoqir të Djajve të Kuq në takimin e parë të vlefshëm për Grupin A, i cili pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel është i përgatitur për këtë ndeshje dhe ta nis me fitore këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, ekipi i Erik ten Hag ka udhëtuar gjithashtu i motivuar për këtë ndeshje, por do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga kjo ndeshje e vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave.

Bayern Munich: Ulreich; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane

Man Utd: Onana; Dalot, Lindelof, Lisandro Martinez, Reguilon; Casemiro, Eriksen; Bruno Fernandes, Pellistri, Rashford; Hojlund.

Related Articles