Juventusi dhe Inter sonte takohen në finale të Kupës së Italisë.
Ndeshja finale zhvillohet në “Olimpico” me fillim nga ora 21:00.
Manuel Locatelli, Danilo dhe Luca Pellegrini janë sërish në dispozicion pas rikuperimit nga lëndimi, por Mattia De Sciglio është i pezulluar tek skuadra e Juves.
Interi ka thuajse një skuadër të plotë në dispozicion, përveç Matias Vecino i cili u lëndua në stërvitje, ndërsa Alessandro Bastoni ka nevojë për një test fitnesi, pasi ka disa javë që ka munguar.
Juventusi është skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Italisë duke e fituar trofeun 14 herë. Pesë prej tyre kanë ardhur në shtatë vitet e fundit.
Në anën tjetër, Interi është skuadra e tretë më e suksesshme në historinë e Kupës së Italisë me shtatë fitore. Por, ata nuk e kanë fituar trofeun që nga viti 2011.
Këto janë formacionet zyrtare të këtij takimi:
Juventus: Perin, Danilo, DeLigt, Chiellini, AlexSandro, Zakaria, Rabiot, Cuadrado, Dybala, Bernardeschi, Vlahovic.
Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez