Grupi H i Kampionatit Botëror do të ofrojë sot një tjetër sfidë të zjarrtë ditën e sotme që do të zhvillohet në “Education City Stadium”.
Aty do të ballafaqohen dy skuadra jashtëzakonisht të forta si Uruguai dhe Koreja e Jugut.
Kësaj sfide do t’i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm. Në radhët e Uruguait nuk do të paraqiten Araujo dhe Edinson Cavani, kurse Son Heung-Min do t’i mungojë Koresë së Jugut.
Ndeshja starton nga ora 14:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Uruguai:Rochet, Cacares, Godin, Gimenez, Olivera, Valverde, Vecino, Bentancur, Pellistri, Nunez, Suarez.
Korea e Jugut: Seung-gyu, Jin-su, Kim Min-Jae, Woo-young, In-beom, Son Heung-min, Jae-sung, Moonh-wan, Ui-jo, Sang-ho, Young-gwon.