Për herë të dytë këtë vit, Tottenham duket që do e punësojë Antonio Conten si trajneri i radhës.
Spurs kishin diskutime me 52-vjeçarin për të marrë stolin e skuadrës londineze verën e kaluar, por nuk arrinte të gjente gjuhën e përbashkët.
Kështu, Tottenham punësoi Nuno Espirito Santo, si trajneri i ri në fundin e qershorit. Por, katër muaj më vonë, Nuno u shkarkua, derisa Conte thuhet se do jetë pasuesi.
Por, si mund të luajë Tottenham nën urdhrat e Spurs? Givemesport ka zbuluar një formacion që preferon tekniku italian dhe mund ta përdor te klubi anglez.
Nëse rikthehemi në kohë, para dy viteve, kur Conte fitoi Premierligën me Chelsean, kemi parë që ndihet rehatshëm në formacionin 3-5-2.
Lloris; Doherty, Dier, Sanchez, Romero, Reguilon; Hojbjerg, Winks; Alli; Son, Kane.
Ndërkohë, raportohet se Conte do këtë plotë 100 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit.