Kosova do të përballet sot me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, shkruan Gazeta Enigma.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Suedia në “Friends Arena” me rezultat 3-0.
Kosova tani ka humbur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës dhe ndeshjet e mbetura do të jenë të vlefshme për të siguruar të paktën vendin e 3’të në tabelë.
Para ndeshjes me Gjeorgjinë, është publikuar formacioni i mundshëm i Kosovës.
Ja 11’shja e supozuar:
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Dresevic, Loshaj, Celina; Rashica, Rashani, Muriqi.
Para ndehsjes mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka bërë një postim në Facebook, para ndeshjes Kosovë –Gjeorgji.
Ai do të mungojë në këtë ndeshje, si pasojë e suspendimit nga kartonët e verdhë. Por, përkundër faktit që nuk është me grupin, ai ka uruar shokët për një fitore sonte në ‘Fadil Vokrri’.
“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, shkroi Florenti.
Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve…Posted by Florent Hadergjonaj on E martë, 12 tetor 2021