Formacioni më i mirë i i javës në Ligën e Kampionëve, Interi me më së shumti lojtarë

Formacioni më i mirë i i javës në Ligën e Kampionëve, Interi me më së shumti lojtarë

Janë mbyllur ndeshjet e parapara për këtë javë në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet befasuese.

Nga katër ndeshjet e zhvilluar më interesantja ishte ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, ku italianët fituan 1-0.

PSV lujti baras me Borussia Dortmund (1-1), ndërsa Porto fitoi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0. Napoli dhe Barcelona u ndan po ashtu baras me rezultat 1-1.

Në formacionin e kësaj jave të publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, më së shumti lojtar ka Interi, gjithsej katër.

Sommer, De Vrij, Bastoni dhe Arnautovic janë pjesë e formacionit nga ekipi zikaltër.

Lojtarët e Portos kanë zënë dy vende, Wendel dhe Otavio, ndërsa Atletico përfaqësohet nga Molina.

PSV ka një vend nga Veerman, ndërsa Lewandowski i Barcelonës dhe Osimhen i Napolit, po ashtu janë pjesë e formacionit. 

Related Articles