Ambasada e Francës në Kosovë ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re.
Franca ka bërë të ditur se është e angazhuar për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, ndërsa ka shtuar se do të mbështesë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit.
“Ne riafrimojmë angazhimin tonë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet kosovare në shërbim të stabilitetit, qeverisjes demokratike dhe zhvillimit të vendit. Do të vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit”, ka thënë Ambasada e Francës.
