Formohet komisioni për verifikim të mandateve, të gjithë deputetët votuan pro

Formohet komisioni për verifikim të mandateve, të gjithë deputetët votuan pro

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka prezantuar pikën e parë të rendit të ditës, që ka të bëjë me formimin e komisionit për verifikimin e mandateve.

Nga partitë u propozuan këta emra: Adnan Rrustemi nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe dhe Albana Bytyqi nga AAK.

Edhe partitë tjera të pakicave jo-serbe propozuan emrat për formimin e komisionit për verifikim të mandateve.

Nga 118 deputetë në sallë, të gjithë votuan pro.

Related Articles