Një prind në Pejë është ankuar në polici, pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, në spitalin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot është raportuar që një foshnje ka lindur pa shenja jete, prindi i foshnjes e ka njoftuar policinë pasi u kanë premtuar që foshnja do u lirohej sot”, tha Gashi.
Ai shtoi se rasti është në hetim pasi do shkojë edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore”