Modelja seksi italiane, Jinevra Lambrushi, ka marrë dhe një herë vëmendjen e mediave, kësaj radhe për postimet e saj të fundit në Instagram, ku ka shfaqur në pah format e saj të nxehta.
Përpara disa javësh, ajo dhe ish-futbollisti i Romës, Mirko Antonuchi, do të lidhnin jetën së bashku, por vetëm disa ditë përpara martesës, lojtari që luan në radhët e Citadelës, vendosi që të ndahej.
Duket se kjo gjë bëri që Lambrushi të binte në depresion për disa ditë, pasi ajo kishte dhe një vajzë me Antonuchin.
Gjithsesi 25-vjeçarja duket se e ka hedhur pas të shkuarën dhe ka vendosur që të jetojë jetën e saj dhe këtë e ka treguar në fotot e postuara.