Dy personat që shihni në foto janë Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, të cilët u ekzekutuan ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë të njësisë Administrative Pult në zonën e Dukagjinit, ku Eduart dhe Gjokë Gura kanë shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.
Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.
Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.