Imazhet janë shfaqur gjatë ditës së enjte teksa shihen oficerët e policisë ukrainase duke iu dhënë instruksione fëmijëve rreth eksplozivëve ndërsa shqetësimet janë rritur për një pushtim të mundshëm ushtarak rus.
Fotot janë bërë në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë një mësimi të sigurisë civile të organizuar nga policia, raporton nypost.
Diku tjetër rreth Ukrainës, qindra i janë bashkuar një fushate në rrjetet sociale nën hashtagun ##UkrainiansWillResist për të folur kundër Rusisë.
Ata që marrin pjesë përfshijnë të famshëm, gazetarë, aktivistë dhe politikanë, me fushatën që po bëhet gjithnjë e më popullore çdo ditë.
“Askush nuk mund t’i detyrojë ukrainasit të pranojnë ultimatumin e Putinit. Nuk do të ketë asnjë ‘paqe’ në kushtet e Rusisë”, thuhet se ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Andrii Levus, iniciatori i fushatës.
Tensionet janë rritur në javët e fundit, pasi SHBA dhe aleatët e saj në NATO shprehën shqetësimin se një grumbullim prej më shumë se 125 mijë trupash ruse pranë Ukrainës sinjalizoi se Moska planifikonte të pushtonte fqinjin e saj ish-sovjetik.
Rusia, ndërkohë, po mohon se planifikon ta bëjë këtë dhe ka paraqitur një sërë kërkesash që pretendon se do të përmirësojnë sigurinë në Evropë.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se gjatë gjysmës së muajit shkurt pritet që Rusia të pushtojë Ukrainën.