Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se rreth 100 vila janë sekuestruar përkohësisht në zonën e dytë në parkun kombëtar “Sharri”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar ‘Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë’”, thuhet në njoftim.
Më poshtë i keni disa fotografi lidhur me këtë zhvillim.