Fotografia duke u falur në rrugë, përplasje e sharje mes reperit Gold AG dhe gazetarit Visar Duriqi

Fotografia duke u falur në rrugë, përplasje e sharje mes reperit Gold AG dhe gazetarit Visar Duriqi

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ku shihet reperi kosovar Gold AG duke u lutur në rrugën Kosovë – Shqipëri ka shkaktuar një përplasje midis reperit dhe gazetarit Visar Duriqi.


Në një postim në Facebook. Duriqi ka thënë se njeh shumë njerëz që bëjnë namaz, por që nuk bëjnë fotografi.

“Njoh shume njerez qe bajne namz. 5 here ne dite bile. Ama, nuk i thone kerrkujt: boma nje foto!, si ky shtetasi i Serbise qe s’din me knue, GoLLd Aga”, ka shkruar Duriqi.

E menjëhershme ishte përgjigja nga reperi Gold AG i cili ka publikuar një foto të gazetarit Visar Duriqi kur ky i fundit ishte sulmuar në rrugë nga persona të panjohur.

Ai e ka sharë me rimë gazetarin Duriqi në postimin e tij duke aluduar në rrahjen e tij. “Pa më thuaj kush ta iqi o Visar Duriqi”, ka shkruar Gold AG. 

Update 18 e 32 : Gold AG sapo e ka publikuar një postim të ri pasi ka shlyer atë të vjetrin.

Related Articles