“Haveit” është një grup i përbërë prej 4 vajzash kosovare, të cilat kanë marrë vëmendjen e mediave pasi përdorin artin kontemporan dhe fotografinë për të përcjellë mesazhe të forta sociale në mbrojtje të grave dhe komunitetit LGBTQI+.
E ftuar në studion e Euronews, Hana Qena një prej pjestarëve të grupit zbuloi se një foto e bërë prej 4 gocave duke u puthur është shitur për vlerën 10 mijë euro.
Ajo shtoi se kjo foto nxiti reagime të ashpra në Kosovë, jo vetëm nga njerëzit në rrjete sociale por dhe nga politikan të lartë.
“Fotografinë e kemi postuar në facebook dhe pastaj ka ndodhur shpërthimi. Nuk e kemi menduar se do të kishte kaq shumë komente negative.
Kjo fotografi u rikthye për shkak se ministria në Kosovë ka hapur një thirrje për blerjen e artit kontemporan, do me përcjellë artin ndër vite përmes një muzeu. Fotografia jonë ka qenë vepra artistike që u shit në vlerën më të lartë. Ne këtë fotografi e kemi shitur për 10 mijë euro. Më pas ka pasur prapë reagime, jo vetëm prej popullit por dhe prej aktorëve politik, deputët e Vetëvendosjes kanë pasur një gjuhë të ashpër ndaj nesh”.